Dashuria Vjen Nga Stomaku

Torte me Krem Portokalli


Perberesit, per pandispanjen :

5 veze
200 gr miell
200 gr sheqer
vanilje

Per kremin :
600 ml qumesht
1-1/2 gote sheqer
4 te verdha veze
kanelle
100 gr niseshte
2 kokrra leng portokalli

Pergatitja :

Ne nje tas te madhe rrahim vezet me sheqerin per rreth 10 min me mikser derisa te homogjenizohen.Me pas hedhim miellin e situr sebashku me vaniljen pluhur duke e perzier ngadale me nje spatul kuzhine.E hedhim ne tave te lyer me gjalpe dhe miell dhe e pjekim ne furre per 15-20 min ne 180 grade.

Nderkohe pergatisim kremin , ne nje tenxhere hedhim qumeshin me kanellen dhe lekuren e portokallit te grire dhe e veme te ngrohet.Ne nje tas tjeter hedhim te verdhat e vezeve , sheqerin dhe niseshtene.I rrahim mire me mikser.Kur qumeshti te marre vale i shtojme vezet dhe e perziejme me shpejtesi me tel kuzhine derisa te treten.E leme perseri te valoje derisa te trashet.E leme te ftohet dhe me pas i shtojme lengun e portokallit.I perziejme mire.

Pasi kemi nxjerre pandispanjen e presim ne shtresa dhe e lagim me qumesht dhe pak leng portokalli me ndihmen e nje furce kuzhine.Cdo shtrese e mbushim me kremin e pergatitur.Persiper mund ti vendosni recel, salce portokalli ose luleshtrydhe.

No comments:

Post a Comment

Loading...

@gatuajmeshije