Dashuria Vjen Nga Stomaku

Qofte me Birre



Një antipastë shumë e mire, që kërkon pak kohë në gatim, por sjell shije në tavolinë.

Përbërësit:

300 gr mish viçi
250 gr salsiçe
1 kokërr patate
1 kokërr vezë
2 lugë gjelle djathë kaçkavall
1 thelb hudhër
1 tufë majdanoz
150 ml birrë
arrëmyshk
pak miell
vaj luledielli (për skuqje)
kripë
piper i zi


Përgatitja:

Ziejmë pataten me gjithë lëkurë për 30 minuta. E qërojmë dhe e shtypim në formë pureje.

Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me hudhrën e grirë shumë hollë, vezën, djathin kaçkavall, majdanozin, arrën moskat, kripën dhe piperin e zi. Të gjithë përbërësit i punojmë mirë me dorë dhe i lemë të pushojnë për 20 minuta.

Në një tigan hedhim pak vaj luledielli dhe sapo të ngrohet hedhim qepën e njomë të grirë shumë hollë, të cilën e kavardisim për 1 minutë. Më pas hedhim qoftet, të cilat i skuqim për 5 minuta, duke i kthyer nga të dyja anët.

I shuajmë me birrë dhe i lëmë në zjarr mesatar për 7-8 minuta derisa birra të avullojë alkoolin.By shije.al

No comments:

Post a Comment

Loading...

@gatuajmeshije