Dashuria Vjen Nga Stomaku

Portokaj me Kanellë



Një ëmbëlsirë shumë aromatike dhe e lehtë, që do t'i japë aromë gjithë shtëpisë tuaj.

Përbërësit:

4 portokall
60 gr sheqer
3 lugë konjak
10 gr kanellë pluhur

Përgatitja:

Hidhni sheqerin në një tigan me 2 dl. ujë dhe vëreni të vlojë duke e përzier. Pluhuroseni bollshëm me kanellë.

Qëroni portokajtë, pritini në rrotulla dhe hidhjani lëngut.

Lëreni të ziejë për 5 min. duke i kthyer fetat nga ana tjetër nga mesi i gatimit.

Me ta hequr nga zjarri, vëreni në pjatë me gjithë lëngun, të cilit i keni hedhur më parë pak konjak.

Shërbejini në tryezë të ngrohta ose të vakëta.Shije.al

No comments:

Post a Comment

Loading...

@gatuajmeshije