Dashuria Vjen Nga Stomaku

Pershesh me Buke Misri dhe Gjel Deti



Përsheshi është një pjatë e përgatitur me lëngun e mishit të gjelit të detit. Sipas krahinave kjo pjatë përgatitet në mënyra të ndryshme. Në zonën e Myzeqesë përdoret përsheshi me bukë misri, i cili në përgatitjen e tij do patjetër në të preshin. Në zonën e Mallakastër përgatitet përsheshi me kulaç gruri , i cili bëhet me qepë.

Për 1 bukë misri:

1kg miell misri
550 ml ujë i vakët
50 ml vaj ulliri
pak kripë


Për përsheshin: 4-5 persona:

3 të bardha preshi
bulion mishi (ne kete rast mund te zieni gjelin e detit perpara se ta piqni)
pak vaj ulliri
pak nenexhik pak i thatë
pak kripë


Pergatitja :

Vendosim në një tenxhere mishin ose gjelin e detit dhe e mbushim me ujë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë të ziejë. I hedhim kripë më pas.
Pasi i kemi larë mirë preshet i presim në copa të vogla dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri. Kavërdisim për disa minuta preshet derisa të shohim që janë zbutur. Më pas i hedhim në tenxheren ku kemi ziere mishin.Trazojmë mirë tenxheren, e mbulojmë me kapak dhe e lemë pak të ziejë. Më pas shtojmë edhe nenexhikun e tharë ose rigon.
Ndërkohë bëjmë kulaçin në copa të vogla. Fikim zjarrin dhe shtojmë menjëherë kulaçin në tenxhere, e cila duhet të jetë akoma në zierje e sipër,( për 1 kg kulaç duhet përreth 3L lëng mishi).
E trazojmë ngadalë dhe e mbulojmë menjëherë me kapak. E lemë kështu përreth 30 minuta.
Më pas e zbulojmë, e hedhim në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar nga mishi i gjelit të detit.

No comments:

Post a Comment

Loading...

@gatuajmeshije