Dashuria Vjen Nga Stomaku

Pasi të njiheni me rrezikun, nuk do e hani më brumin e kekut të papjekur



Nuk besoj se jam i/e vetmja që kam marrë tasin e qelqit me brumin e mbetur pasi keku është futur në furrë dhe e kam ngrënë të gjithë, e madje më ka shijuar shumë. E them me siguri që nuk jam i/e vetmja pasi kam parë edhe shumë shoke-shoqe të mia ta bëjnë këtë veprim, madje edhe nëna ime gjithashtu e bën! Por një studim i publikuar në “New York Times” na bën të mendohemi mirë para se të marrim tasin në dorë.
Kujdes, rreziqet për shëndetin janë të mëdha!
Sipas Samuel J. Crowe, epidemiologjist dhe pjesëmarrës në studimin e kryer nga “Center for disease control and prevention”, në momentin që do të konsumohen produktet e pagatuara të brumit, duke përfshirë këtu rreth 250 lloje produktesh (edhe përzierjet e tortave) do të rritet rreziku i kontaminimit nga Escherichia coli. Sipas studimit në fjalë ky bakter do të përhapej në fushat e grurit nëpërmjet bagëtive që do të kalonin atje dhe për ta bërë më të sigurt produktin nevojitet pjekja.
Ju duhet të dini se kompania që prodhon miellin nuk mund ta nxehë më parë atë për të vrarë E.Coli prandaj ju duhet të mos konsumoni brumë të pagatuar, e sidomos duhet të tregoni kujdes edhe me fëmijët të cilët gjithashtu e kanë qejf ta shijojnë brumin e kekut apo një lloj tjetër brumi. Qoftë edhe një sasi shumë e vogël mund të rrezikojë shëndetin tuaj apo të fëmijës.
Sipas Marguerite A. Neill, profesore e asociuar në “Universitetin mjekësor Brown”, njëkohësisht eksperte në sëmundjet ushimore, do të ishte gati e pabesueshme që kjo substancë e thatë dhe e ruajtur në raft për muaj me radhë të kishte një mirkroorganizëm të gjallë që gjithsesi nuk e prishte miellin, por që mund të shkaktontë sëmundje tek një individ i caktuar. Ajo këshillon të gjithë shoqërinë që krahas evitimit të konsumit të brumit, të lajnë duart mirë me sapun dhe ujë të ngrohtë pas gatimit. Vetëm nxehtësia do të vrasë patogjenët. pernenat.al

No comments:

Post a Comment

Loading...

@gatuajmeshije